10 Janar 2025

Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut

Zagreb, 9 dhjetor - Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 - SHBA.

Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i  FSK-së  zoti Haki Demolli në krye të delegacionit të MFSK-së,  në  përbërje me  Drejtorin e Drejtorisë për 00000000000000000012Politika dhe Plane Faruk Geci dhe shefin e Kabinetit të Ministrit Demolli zotin Latif Leka.

Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në  zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.

Ne këtë takim, Ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai  kërkoi  nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA.

Gjatë kësaj Konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve  Dr. Michael Carpenter.

Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)