15 Janar 2025

Delegacioni i KQZ-së në Asociacionin Zgjedhor Europian

Bukuresht, 8 shtator - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e shoqëruar nga anëtarët e KQZ-së, Adnan Rrustemi, Bajram Latifi, Blerim Ibrahimi si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, morën pjesë në konferencën e 23-të vjetore të Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Europian, i njohur si ACEEEO, që u mbajt në Bukuresht.

Në këtë konferencë të organizuar nga Autoriteti i Përhershëm Zgjedhor i Rumanisë në bashkëpunim me Sekretariatin e ACEEEO-s, temat bosht të diskutimit ishin “Pjesëmarrja e femrave në proceset zgjedhore dhe në jetën publike”, si dhe “Planifikimi i zgjedhjeve të përgjithshme”.

Pjesëmarrësit në konferencë theksuan se e drejta për të votuar e grave duhet të sigurohet pa asnjë lloj diskriminimi dhe se trupat e menaxhimit të zgjedhjeve luajnë një rol çmuar.

Në fund të kësaj konference është nxjerrë një deklaratë e përbashkët, ku Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Europian dhe pjesëmarrësit e Konferencës së Bukureshtit 2014, nxisin vendet që të kenë konsideratë çështje që kanë të bëjnë ekskluzivisht me pjesëmarrjen e femrave në proceset zgjedhore dhe në jetën dhe planifikimin publik të zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka zhvilluar takime me përfaqësues të komisioneve zgjedhore nga shtete të ndryshme, me të cilët është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës merr pjesë rregullisht në këtë konferencë që mbahet çdo vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)