Dejanoviq: Zgjedhjet lokale do të mbahen edhe në Kosovë
Beograd, 7 mars - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq - Dejanoviq, ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht se a janë në jug apo veri të Kosovës.
Njoftimi u bë përmes një kumtese për media nga kabineti i saj, pas një takim me disa politikanë serbë nga pjesa veriore e Kosovës.