Davenport: Për Asociacionin e Komunave bisedohet në Bruksel
Bruksel, 12 maj - Bisedimet direkte mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë do të ndodhin gjatë këtij muaji si pikë e rendit të ditës në dialogun në Bruksel, ka thënë sot shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport.
Kjo është një prej temave kyçe në marrëveshjen e Brukselit në implementimin e plotë të së cilës insiston Brukseli, ka thënë Davenport për mediat serbe.
Ai ka konfirmuar se deri më tani nuk është biseduar për këtë temë mes Prishtinës dhe Beogradit ndërsa ka theksuar se roli i Komisionit Evropian dhe i Delegacionit të BE-së në Beograd është që të mbështesin përpjekjet për bisedime direkte.
Davenport ka insistuar se deri tek implementimi i marrëveshjeve të arritura duhet të arrihet përmes diskutimeve.
Shpresa dhe pritjet tona, sikurse edhe të qytetarëve këtu dhe në Prishtinë, është që të ketë përparim drejt rrugës evropiane, por pa angazhim aktiv nga të dyja palët nuk do të arrihet asgjë. Roli ynë është që të mbështesim të gjitha këto përpjekje, ka thënë Davenport