DASH: Serbia të zgjidhë çështjen e vëllezërve Bytyçi
Gjatë një takimi mbrëmë në Uashington, zoti Blinken vlerësoi reformat ekonomike, politike dhe juridike të ndërmarra nga Kryeministri Vuçiç dhe e inkurajoi qeverinë serbe që të vazhdojë të përqendrohet në këto aspekte.
Ai gjithashtu nguli këmbë për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi me shtetësi amerikane dhe me origjinë nga Kosova.
Zoti Vuçiç u takua edhe me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Eurazinë, Victoria Nuland. Ata diskutuan mbi çështjen e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, përparimin në dialogun me Kosovën, masat kundër korrupsionit si dhe çështjen e diversifikimit të burimeve energjetike të Serbisë.
Kryeministri serb i dha fund vizitës në Uashington.