DASH: Jo arrestime politike në Kosovë dhe Serbi
Washington, 31 mars - Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka raeguar në lidhje me arrestimet e shtatasve të Serbisë dhe Kosovës të realizuara nga policia e dy shteteve duke shprehur shqetësimin edhe për deklaratat e zyrtarëve të të dyja vendeve.
Si për të gjithë vëndet që aspirojnë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike, ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve, deklaroi DASH.
Në njoftimin për shtyp Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka ofruar gatishmërinë që të krijojë kushte për dyshtetësinë në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveria e Kosovës, e cila ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar një ndërmjetësim të tillë, dhe qeveria e Serbisë do ta pranojnë këtë ofertë sa më parë që të jetë e mundur, përfundon deklarata e Departamentit të Shtetit.