05 Janar 2025

Daçiq: Zgjidhja e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë e mundshme

Beograd, 31 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se përcaktimi në atë se “çfarë është shqiptare e çfarë është serbe, shërben si një mundësi për zgjidhje të përhershme” në dialogun e ardhshëm mes Kosovës e Serbisë.


Në një tekst autorial për “Blic”, ministri serb Daçiq paralajmëroi se me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mori nismën për dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës, të shqyrtojë mundësinë  përcaktimit të pikave për dialogim lidhur me atë rajon.


“Dialogu mes shqiptarëve e serbëve është mundësi e vetme për zgjidhjen e përhershme e çështjes, e cila mund të arrihet përmes një statusi të veçantë të manastireve, si dhe me anë të bashkësive të komunave serbe në jug të Kosovës dhe, nëse kjo nuk arrihet, apo e papranueshme, nuk do të jem i dëshpëruar, por do të provoj të kontriboj në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.


Sipas tij, dialogu i brendshëm për Kosovën jep përgjigjen se “sa jemi të pjekur”.


“Kosova është vlerë e jona, por vetëm në atë masë sa e si ne sillemi. Ne jemi ata që përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë përmes një kushti, i cili është kusht mbi kushte drejt ardhmërisë sonë dhe kjo nuk guxon të jetë e përgjakshme, e cila duhet të jetë vijë e kuqe për ne”, deklaroi ministri serb, Daçiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)