09 Janar 2025

Daçiq: Shqiptarët në diasporë planifikojnë sulm ndaj ambasadave serbe

Beograd, 9 janar - Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, nuk ka të ndaluar me propagandën kundër shqiptarëve, pasi ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë, shkruan B92.

Sipas tij, qëllimi i një veprimi të tillë është që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e Ramush Haradinajt.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka deklaruar se lidhur me një gjë të tillë janë informuar policia dhe organet e sigurisë të këtyre vendeve, dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë,

“Kjo tregon për atë se për çfarë janë politikanët shqiptarë të gatshëm – madje edhe për terrorizëm”, ka shtuar Daçiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)