Daçiq: Sheqim dorë as nga BE-ja, dhe as nga Kosova
Beograd, 9 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia nuk heq dorë as nga euro-integrimet, por edhe as nga qëndrimi nismëtar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Në këtë çast askush para nesh nuk paraqet një pyetje të tillë që ne të detyrohemi asaj ti përgjigjemi, tha Daçiq gjatë një emisioni mbrëmë në Radiotelevizionin e Serbisë.
I pyetur të komentojë deklaratën e presidentit serb Tomislav Nikoliq se Serbia do të detyrohet të zgjedhë në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Daçiq tha se Nikoliq këtë përfundim e ka nxjerrë nga deklarata e Johannes Hahnit se vendet duhet ti zgjidhin kontestet e veta territoriale para se të hyjnë në BE.
Si ministër i Jashtëm unë shoh vetëm atë që është formale, ndërsa formalisht askush përpara Serbisë nuk ka nxjerrë një kërkesë të tillë, ka thënë Daçiq.