Daçiq: Qëndrimi im, më së miri të ndahet Kosova
Beograd, 8 shtator - Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të jetë zgjidhja më e mirë dhe kjo do të ishte në interesin e serbëve dhe shqiptarëve.
\"Këso marrëveshje, gjegjësisht zgjidhje afatgjate e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të arrihet në konferencën ndërkombëtare nën patronatin e BE-së, SHBA po edhe Rusisë\" ka deklaruar Daçiq për \"Veçrnje Novosti\".
Kjo ide e Daçiq ka ardhë si reagim ndaj deklaratës së shefit të zyrës ruse në Prishtinë Andrej Shugurov, i cili ka vlersuar se Serbia dhe Kosova duhet ti shkëmbejnë territoret, veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës.
Sipas Daçiq, kjo ide e ndarjes së Kosovë nuk ka përkrahje zyrtare as në Beograd e as në Prishtinë, po as në shumicën e forcave botërore.