Daçiq: Prezenca e ministrave shqiptarë hap për tejkalimin e problemeve
Beograd, 24 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, prezencën e homologëve të tij shqiptarë, Enver Hoxhaj e Ditmir Bushati, e ka vlerësuar pozitivisht.
Pjesëmarrja e ministrave shqiptarë të punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë, në tubimin e sotëm rajonal në Beograd, është hap për tejkalimin e problemeve të krijuara pas incidentit në ndeshjen Serbia-Shqipëria, citohet nga FoNet, të ketë vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.