15 Janar 2025

Daçiq: Prania e NATO-s e rëndësishme për sigurinë në Kosovë

New York, 26 shtator - Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se prania e forcave të NATO-s është e rëndësisë madhore për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Këto komente ai i ka bërë në bisedën e mbrëmshme me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Alexander Werbshow, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë.

Mëtutje, zoti Daçiq është shprehur pozitivisht për komunikimin e përgjithshëm të mirë të Serbisë me NATO-n dhe për bashkëpunimin në kuadër të Partneritetit të paqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)