Daçiq për ASK: Kjo është forma e parë autonome
Beograd, 31 gusht - Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se së shpejti duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, gjë e cila sipas mediave serbe është fuqia e parë politike e serbëve në Kosovë pas vitit 1999.
I pyetur nëse Asociacioni është një hap drejt ndarjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se në këtë kohë nuk mund të flitet për këtë gjë, transmeton Telegrafi.
Kjo është forma e parë autonome që është më e ulët se ajo që ne e quajmë provincë, citohet të ketë thënë Daçiq.