Daçiq: Ndarja e Kosovës është zgjidhje ideale
Beograd, 30 maj - Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliq, i ka ikur koha.
Ai ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Daçiq mendon se Serbisë nuk do ti kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare.
Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mirëpo, është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën, ka thënë ai për gazetën Vecernje Novosti, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës do të ishte ndarja e saj. Kosova do të merrte territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë ti dorëzohej veriu.