09 Janar 2025

Daçiq: Krijimi i ushtrisë së Kosovës sjell destabilizim në rajon

Beograd, 10 shkurt - Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për RTS se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër vendimit për krijimin e ushtrisë së Kosovë, sepse “ky është vendim kundër stabilitetit në rajon”.

“Në Bruksel ngrihen vetëm çështjet të cilat iu përgjigjen atyre, derisa kur ne ngrehim ndonjë temë atëherë ata nuk pranojnë të bisedojnë për të”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për vendimin gjyqësor për Haradinajn, Daçiq ka thënë se gjykata në Francë tani pret prova nga Serbia.

“Ai mund të përdorë fjalë të ndryshme që të paraqesë veten si viktimë politike, por ai është kriminel lufte. Gjykata franceze ka kërkuar prova prej autoriteteve serbe. Pra, këtu është fjala për atë që me mjete politike të lirohen kriminelët e luftës”, ka thënë Daçiq.

“BE dëshiron të legalizojë atë që krimet e luftës kundër serbëve janë të lejuara dhe të jo dënueshme”, përfundon ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)