13 Janar 2025

Daçiq: Kosova dëshiron ta largojë UNMIK-un

Beograd, 6 shkurt - Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës duan ta dëbojnë UNMIK-un nga Kosovë, sepse, sipas tij, OKB-ja nuk ka vend në shtetin kosovar.

\"Përfaqësuesit e autoriteteve të Prishtinës duan ta dëbojnë UNMIK-un në Kosovë. Ata mendojnë se OKB-ja nuk duhet të jetë e pranishme në Kosovë. Duan të zvogëlojnë numrin e seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne këmbëngulin në praninë e OKB-së, pasi në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të shtrojmë të gjitha pyetjet. Çështja e dytë është dialogu në Bruksel, i cili nuk ka të bëjë me statusin\", ka thënë Daçiq për RTS-in.

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, kujton se ky është raportim i rregullt i UNMIK-ut, duke shtuar se Serbia është e hapur për bisedime, përkundër të gjitha problemeve, transmeton Telegrafi.

\"Nuk mund ta krahasoni situatën e tre vjetëve më parë dhe atë të sotmen. Krejtësisht është ndryshe\" tha Daçiq.

Bisedimet në Bruksel, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë planifikuar që të mbahen më 9 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)