12 Janar 2025

Daçiq: Kërkesa e Kosovës për anëtarsim në UNESCO mund të pranohet

Beograd, 16 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se për “UNESCO-n do të ishte më së miri të mos e hapë kutinë e Pandorës” me pranimin eventual të Kosovës në radhët e veta.

\"Nëse kalon Kosova, pastaj në radhë janë edhe rajonet tjera që nuk janë njohur nga KB. Për këtë arsye është më mirë që të mos e hapin kutinë e Pandorës. Sa na përket ne, asgjë nuk do të na habisë. Nuk do të ishte hera e parë që para syve të botës të shkelet rendi juridik ndërkombëtar \", ka thënë Daçiq për Tanjugun.

Ai ka shtuar se nëse kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO futet në rend të ditës të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate të OKB-së , teorikisht është e mundur që kërkesa të pranohet me një numër shumë të vogël votash. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)