Daciq kërcënon serbët e Kosovës
Beograd, 4 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se duhet zgjidhur sa më parë problemi i policëve serbë të prangosur në Kosovë.
Dacic tha se Serbia, për shkak të prangosjes së policëve serbë, mund të ndërmerr masa reciprociteti, duke theksuar se shumica që punojnë në policinë e Kosovës, për çdo ditë kalojnë nga Serbia qendrore në Kosovë.
\"Të gjithë ata që punojnë kundër interesave të Serbisë, në institucionet e Kosovës, duhet të pyesin se çfarë mund tju ndodhë kur të vijnë në Serbinë qendrore\", ka kërcënuar Daciq kryetarin e komunës së Parteshit, Nenad Cvetkovic, për të cilin është thënë se ka denoncuar në MPB të Kosovës gjashtë serbët e prangosur - të punësuar në MPB të Serbisë.