10 Janar 2025

Daçiq ka biseduar me telefon me Nishanin

Beograd, Tiranë, 6 korrik - Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Në një kumtesë për opinion, Daçiq thuhet se si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.

“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit” ka thënë Daçiq në kumtesë.

Daçiq njihet me presidentin Nishan qysh nga koha kur ai ka qenë ministër i Policisë së Shqipërisë.

Hollësi tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike. Daçiq më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)