15 Janar 2025

Daçiq: Incidenti një ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte provokim politik

Beograd, 15 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se incidenti një ndeshjen Serbi-Shqipëri është i paramenduar dhe më herët i planifikuar si provokim politik.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi që dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.\"

\"Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Ai ka thënë se gjatë tërë ditës, diplomatët nga BE-ja kanë bërë presion që tifozët shqiptarë që u mbajtën në aeroport të jenë të lirë të shkojnë në stadium, edhe pse nuk kishin bileta.

“Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje”, ka thënë Daçiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)