Daçiçit i pëlqen qëndrimi i Ashtonit për Kosovën
Bruksel, 22 tetor - Catherine Ashton dhe Ivica Daçiç janë takuar dje për herë të fundit përpara gazetarëve, me qëllim që ti japin lamtumirën njeri-tjetrit.
Daçiç iu tha gazetarëve se Ashton në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e paanshme dhe gjithashtu edhe me përcaktimin e statusit të Kosovës, përcjell Koha Ditore.
Status neutral në fakt mund të kuptohet edhe si status negativ, sepse nëse jeni neutral, atëherë pajtoheni se statusi i Kosovës nuk është përfundimtar dhe si pasojë ajo nuk mund të trajtohet si shtet nga BE-ja. Vetëm pasi i janë dhënë garanci të tilla Beogradit, Serbia pati pranuar të hynte në dialog, ka thënë një diplomat i BE-së, i cili ka qenë i angazhuar edhe në përgatitjen e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.