11 Janar 2025

Daçiç: Shqiptarët terroristë, njësoj si ata të Al Kaedës

Beograd, 21 janar -Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar aksionin e policisë serbe për heqjen e memorialit të UÇPMB-së nga Presheva. Ai ka ironizuar dhe i ka cilësuar shqiptarët terroristë, njësoj si ata të Al Kaedës.

“Unë nuk besoj se veteranët e Al-Qaedas pyeten në Shtetet e Bashkuara apo ata që kanë bërë akte terroriste në Londër e Madrid, nëse duan të vendosin monument. Fakti se Serbia dëshiron të negociojë, dikush këtë e sheh si dobësi tonën.\"

\"Në Serbi do të respektohen ligjet. Thaçi mund të vë doganierët në pikëkalimet administrative e pastaj thonë se duhet të respektohen ligjet e Kosovës, e kur duhet të respektohen ligjet e Serbisë, hajt të bisedojmë.\"

\"Nuk ka negociata me terroristët. Me ata që lëvdojnë terrorizmin nuk mund të negociohet. Mund të negociohet me ata që duan të jenë pjesë e sistemit tonë politik dhe kushtetues. Nëse ne nuk kemi tregojnë tolerancë të mjaftueshme, atëherë unë nuk e di se kush”,-tha Daçiç.

Ndër të tjera kryeministri serb shtoi: “Ka mbaruar rrëfimi për monumentin në Preshevë. I keni dëgjuar deklaratat e tyre, se ata do të vazhdojnë të luftojnë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Cili komuniteti ndërkombëtar? Mbase unë e njoh bashkësinë ndërkombëtare dhe negocioj me ta”,- theksoi Daçiç

Ndërkohë që ambasadat Amerikane dhe Britanike në Beograd kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të qeverisë së Serbisë për ta hequr monumentin e UÇPMB-së në Preshevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)