Daçiç: Serbia meriton kritika për organizimin e ndeshjes
Beograd, 19 tetor - Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria është një model frymëzimi për të ardhmen, deklaroi se nuk mendoj që Shqipëria e Madhe është modeli i së ardhmes së rajonit.
Daçiç pranoi se Serbia meriton kritika për gabime në organizimin e ndeshjes së futbollit Serbi - Shqipëri, por Shqipëria e meriton dënimin më të fortë, për provokimin me \"Shqipërinë e Madhe\".
\"Kjo mund të jetë dëshira e politikanëve shqiptaro- mëdhenj, por për BE, SHBA dhe të gjitha vendet e rajonit është rrezik për destabilizimin dhe për konflikte të reja në Ballkan\", tha Daçiç.