Daçiç: Përmendorja u largua pa forcë dhe pa incidente
Beograd, 20 janar - Kryeministri serb, Ivica Daçiç në një proncim për mediat pas largimit të lapidarit nga qendra e Preshevës ka deklaruar se pjesëtarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë, aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës.
Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë.
Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të respektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti ka thënë Daçiç.