14 Janar 2025

Daçiç: Njohja e Kosovës nuk është kusht i BE-së

Beograd, 7 dhjetor - Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi të dielën se BE asnjëherë nuk i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë të njohë pavarësinë e provincave jugore Kosovë dhe Metohi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse BE-ja i ka vënë kusht Serbisë për anëtarësim, njohjen e Kosovës, në një konferencë për shtyp Daçiç tha se \"në komunikimet tona zyrtare me BE-në, kurrë nuk na është thënë se Serbia ka detyrim të njohë shpalljen e njëanëshme të pavarësisë së Kosovës .\"

\"Ajo çfarë shkruhet në dokumentet zyrtare të BE-së është detyrim i yni për zhvillimin e dialogut, i cili ka status neutral. Nga ana tjetër, ne kemi për detyrë të normalizojmë disi marrëdhëniet dhe nëse BE-ja na ka kërkuar nënshkrimin e disa marrëveshjeve, kjo nuk ka të bëjë me çeshtjen e statusit\" theksoi Daçiç.

Sipas kryediplomatit Daçiç, Serbia e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)