11 Janar 2025

Daçiç: Mund të gjendet zgjidhja midis Kosovës dhe Serbisë

Beograd, 16 janar - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se mund të gjendet zgjidhja midis Kosovës dhe Serbisë, nëse kryeministri Thaçi jep diçka. Kjo deklaratë është mirëpritur nga qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri u Kosovës Hajredin Kuçi, tha për “Kohën Ditore” ka thënë se deklarata e kryeministrit serb është në drejtimin e duhur.

“Qëllimi ynë në dialog, veç tjerash është zhbllokimi i çështjes së Kosovës në OKB dhe njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Është qëndrim në rrugën e duhur”, ka thënë Kuçi.

Duke e komentuar kërkesën e Daçiçit se edhe Kosova duhet të japë diçka, Kuçi ka thënë se Pakoja e Ahtisarit është ajo që ofron Kosova.

“Nëse krijohen rrethanat për implementim të Pakos së Ahtisarit, edhe vetë serbët do ta vërejnë se është e mjaftueshme”, është shprehur Kuçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)