Daçiç i ankohet Trump-it për Kosovën
Washington, 3 shkurt - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i cili ndodhet në Washington për Lutjet e Mëngjesit, i është ankuar SHBA-ve pasi disa \"akte të pamatura\" të Prishtinës mund të destabilizojnë gjithë rajonin, shkruan gazeta serbe \"B92\".
\"Ne u takuam me administratën amerikane dhe e informuam për situatën aktuale. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit\", ka thënë Daçiç.
Sipas tij, interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-të, ndryshe nga administrata e saj e mëhershme.