15 Janar 2025

Daçiç: Evropa duhet të dënojë Shqipërinë për provokimin e paparë

Beograd, 16 tetor - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë një tjetër deklaratë lidhur me incidentin që ndodhi në ndeshjen Serbi - Shqipëri.

Ai ka kritikuar Serbinë, duke thënë se shteti serb meriton kritika për organizimin e ndeshjes, por se nga ana tjetër nuk duhet të heshtet për incidentin e paparë që ndodhi në mes të Beogradit.

Daçiç theksoi se heshtja e Evropës mund të konsiderohet si mbështetje.

Sipas tij, Shqipëria meriton të ndëshkohet nga publiku i gjërë.

Ministri serb ka kërkuar që Evropa të jetë sa më e drejtë në gjykim dhe sipas tij, duhet dënuar Shqipëria për provokim me flamurin e \"Shqipërisë së Madhe\".

Numri një i diplomacisë serbe vlerëson se flamuri ishte një provokim jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë Ballkanin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)