Daçiç: 1244 mbetet në qendër të politikës së OKB-së ndaj Kosovës
Prishtinë, 24 gusht - Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç gjatë një takimi të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm tw Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në New York, ka deklaruar se, \"ne besojmë se OKB-ja duhet t\'i përmbahet dokumentit të vetëm të vlefshëm ndërkombëtar për Kosovën\".
Daçiç dhe Ban Ki-moon kanë rënë dakord të shtunën se, \"zbatimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit do të mbetet në qendër të politikës së OKB-së ndaj Kosovës\".
\"Sekretari i Përgjithshëm ka konfirmuar se misioni i UNMIK-ut në Kosovë, e cili tani do të udhëhiqet nga një diplomat i ri, do të përmbahet në mënyrë të vendosur me Rezolutën 1244 dhe se ajo do të vazhdojë të jetë baza e politikës së OKB-së për çështjen e Kosovës,\" ka thënë Daçiç për Tanjug.
Gjithashtu Daçiç ka thënë se Ban ia ka ripërsëritur atij se Kombet e Bashkuara kanë refuzuar ta shtyjnë përpara aplikimin e Kosovës për pranim në UNESCO dhe ata do ti përmbahen Rezolutës 1244.