06 Janar 2025

Cooper: Serbisë nuk i është e imponuar të njohë Kosovën

Bruksel, 28 dhjetor - Ndërmjetësi evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka qetësuar Serbinë duke thënë se askush nuk do ta imponojë që ta njohë Kosovën apo të ndryshojë Kushtetutën e saj.

Në një intervistë për gazetë serbe “Novosti” ai ka shtuar se Brukseli nuk dëshiron të vendosë në pikëpyetje Rezolutën 1244 të OKB-së dhe as Kushtetutën e Serbisë. Madje, ai ka thënë se po punohet që të gjenden një zgjidhje për përfaqësimin rajonal duke respektuar qëndrimin e Serbisë.

\"Duhet të gjejmë një zgjidhje që do të lejojë Serbinë të mbajë pozicionin e saj kushtetutes, dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë bashkëpunimin praktik”, ka thënë Cooper.

Cooper ka marrë shembujt e bashkëpunimit të dy Gjermanive si edhe të Britanisë së Madhe me Irlandën, ndërkohë që ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut në janar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)