13 Janar 2025

Çollaku merr përkrahje nga Britania për proceset integruese

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është pritur sot në Londër nga ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington.

Në këtë takim është biseduar për procesin e integrimit evropian, dhe është rikonfimuar përspektiva e qartë evropiane e Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Lidington ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përfshirë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe është duke e bërë të pamundurën që të përkrahë Kosovën në suaza të shtetndërtimit dhe forcimit të statusit të sajë ndërkombëtarë.

Mbretëria e Bashkuar, poashtu vazhdon të mbetet e përfshirë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe me kujdes të veçantë është duke e përcjellë avancimin në këtë process si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjerë tani si rrugë e vetme për të sjellë paqe në Ballkanin perëndimorë dhe afrimin e të dyja vendeve më afër Bashkimit Evropian.

Ministri Çollaku, nga ana e tijë informoi ministrin Lidington përzhvillimet e fundit në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të parapara në mënyrë që përspektiva evropiane për Kosovën të konkretizohet sa më parë.

Poashtu, theks të veçantë i vuri avancimit me dy prioritetet kyçe që janë Marrëveshja për Stabilizim Asociim, si dhe Liberalizmi i Vizave si vlerë e shtuar, elementare për qytetarët e Kosovës në kuadër të reformave shoqërore për integrim Evropian.

Në takim me Drejtoreshën për Ballkan, Jill Morris u diskutua për mundësitë e përfshirjes sa më të madhe të Kosovës në iniciativat rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)