10 Janar 2025

Colin Powell: Trump, fatkeqësi kombëtare

Washington, 15 shtator - “Një fatkeqësi kombëtare!”. Kështu e quan ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kandidatin republikan për presidencën Donald Trump në disa e-maile personale, të cilat janë bërë publike së fundmi. Komentet e gjeneralit me 4 yje u zbuluan pas shënjestrimit të llogarisë së tij nga një sulm kibernetik.

E-mailet u publikuan në “DCLeaks.com”, faqe që është lidhur edhe me sulme të tjera të profilit të lartë. Powell, i cili qëndroi në heshtje gjatë zgjedhjeve paraprake, nuk pranoi të komentonte rastin, por as nuk e mohoi atë.

Vlerësimet për manjatin e pasurive të patundshme ai i kishte bërë gjatë një korrespondence elektronike të dërguar në 17 gusht për Emily Miller, një gazetare dhe ish-ndihmëse e Powell.

Ish-Sekretari i Shtetit nën administratën e George W. Bush e quante Trumpin një njeri të flakur nga shoqëria i cili është në procesin e vetëshkatërrimit. Në një tjetër e-mail të dërguar në 21 gusht, diplomati amerikan kritikonte miliarderin për promovimin e lëvizjes që vuri në pikëpyetje vendlindjen e Obamës.

Por në korrespondencat e tij elektronike zbulohet gjithashtu edhe frustrimi lidhur me kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, dhe përdorimin e llogarisë private nga ana e saj për çështje pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)