Clinton përkrah protestuesit kundër urdhrit të presidentit Trump
Washington, 30 janar - Ish-rivalja e Donald Trump, Demokratja Hillary Clinton ka reaguar ashpër ndaj presidentit për ligjin e emigracionit ku i ka ndaluar njerëzve nga 7 shtetet me shumicë myslimane hyrjen në SHBA.
Ajo ka postuar në \"Twitter\", një mesazh mbështetës ndaj gjithë atyre që protestojnë kundër vendimit të Trump lidhur me vizat.
Clinton shkruan se përkrah njerëzit që protestojnë nëpër aeroportet amerikane, kundër urdhrit të presidentit Trump, që mes të tjerash ndalon edhe refugjatët sirianë.
\"Unë jam me njerëzit që po protestojnë sonte për të mbrojtur kushtetutën dhe vlerat tona. Ne nuk jemi kështu\", ka shkruar demokratja.