Çifti vrau gruan shtatzënë për t'ia marrë fëmijën
Dakota, 30 gusht - Një çift në Dakotën e Veriut po përballet me akuza për vrasje pasi vranë një grua shtatzënë me pretendimin se fëmija ishe i tyre.
Savanna LaFontaine-Greywind, 22-vjeçare ishte në muajin e tetë të shtatzënisë kur ajo u zhduk më 19 gusht.
Trupi i saj u gjet nga drejtuesit e kajakëve të dileën në Lumin e Kuq, i mbështjellë në qese plastike, raportoi media lokale Minneapolis Star Tribune.
Policia në Fargos e kishte cilësuar paraprakisht vdekjen e saj si vrasje. 32-vjeçari William Hoehn dhe 38-vjeçarja Brooke Crews janë në paraburgim.
Ata i kanë dhënë policisë versione të ndryshme se si kanë ardhur për t'u kujdesur për një të porsalindur të shëndetshëm dy ditor pasi zonja LaFontaine-Greywind vizitoi apartamentin e tyre ditën që ajo u zhduk.
Zbulimi i trupit të saj i jep fund kërkimit tetëditorë për nënën dhe ndihmësen infermiere, ku ndihmuan qindra vullnetarë, me qenë kërkimi dhe oficerë të policisë lokale, shtetërore dhe federale.
Policia dyshon se foshnja është vajza e zonjës LaFontaine-Greyëind, por rezultatet e testimit të ADN-së janë në pritje.
Crews dhe Hoehn përballen me akuza të mëtejshme për rrëmbim dhe gënjeshtra ndaj hetuesve.
Në intervistat dhënë policisë, zonja Crews tha se ajo e ftoi zonjën LaFontaine-Greywind në banesën e saj sipër dhe i tha asaj se si të nxiste lindjen.
Dy ditë më vonë, pretendon Crews, zonja LaFontaine-Greywind u kthye në banesë dhe ia dorëzoi asaj një fëmijë.
Gjatë tri kërkimeve paraprake të banesës, Departamenti i Policisë Fargo nuk gjeti prova të veprimtarisë kriminale.
Por më 24 gusht, policia ekzekutoi një urdhër kërkimi në apartament dhe zbuloi foshnjën e porsalindur.
Në intervistat e mëvonshme policore, çifti dha histori kontradiktore në lidhje me atë që ndodhi.
Sipas dokumenteve të gjykatës, z. Hoehn pohoi se ai u kthye nga puna për të gjetur znj. Crews tek pastronte gjakun në banjë dhe i tregoi fëmijën.
"Ky është fëmija ynë, kjo është familja jonë," i kishte thënë znj. Crews atij.
Ai pranoi vendosjen e peshqirëve dhe këpucëve të përgjakakura në një deponi në qytet.
Rezultatet e një autopsie paraprake të lëshuar të martën zbuluan se shkaku i vdekjes së zonjës LaFontaine-Greywind ishte "dhuna vrasëse" por nuk përmbante detaje se si iu dorëzua fëmija i saj.
Një fermë e braktisur në afërsi të Moorhead, Minnesota, tani është një skenë e krimit në lidhje me vdekjen e zonjës LaFontaine-Greywind.
Ashton Matheny, i dashuri i zonjës LaFontaine-Greywind dhe babai i foshnjës, u ankua se nuk i është lejuar të shohë rezultatet në pritje të ADN-së.
"Ata janë duke pretenduar se është fëmija i tyre," i tha ai St Paul Pioneer Press.
"Bota ime është zhdukur, ata e morën botën time nga unë".