15 Janar 2025

CIA: ISIS ka 31 mijë luftëtarë

Washington, 12 shtator - CIA ka deklaruar se grupi terrorist i Shtetit Islam (ISIS) mund të ketë arritur deri në 31,000 luftëtarë në Irak dhe Siri,  tre herë sa më shumë se sa mendohej më parë.

Një zëdhënës i Inteligjencës amerikane tha se ky vlerësim i ri është bazuar në një shqyrtim të raporteve nga maji deri në gusht të këtij viti. Numri i luftëtarëve të ISIS që mendohej nga CIA më parë, ishte rreth 10.000, tha zëdhënësi Ryan Trapani.

\"Këto shifra të reja reflektojnë një rritje të anëtarëve për shkak të rekrutimit të fortë që kanë ndjekur, që prej qershorit dhe deri në vijim, duke përmendur  sukseset e betejave si dhe shpalljen e një kalifati”, shtoi ai.

ISIS ka konfiskuar territore të mëdha të Irakut dhe ka kërcënuar SHBA-të përkundrejt sulmeve ajrore të tyre, duke i prerë kokën disa pengjeve muajt e fundit.

Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, autorizoi sulmet ajrore ndaj ISIS, deklaroi shkatërrimin e tyre si dhe kërkoi mbështetjen ushtarake të aleatëve perëndimorë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ndodhet në Turqi për të kërkuar më shumë mbështetje për veprim kundër IS. 10 vende arabe kanë rënë dakord për të ndihmuar SHBA-të kundër grupit ekstremist në Irak dhe Siri.

Deri tani SHBA-ja ka kryer mbi 150 sulme ajrore kundër militantëve në Irak, dhe ka dërguar armë për forcat irakiane dhe kurde në luftën e tyre kundër ISIS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)