09 Janar 2025

CIA e shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e Evropës

Washington, 6 janar - Shefi i CIA-s përsëri akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës, por është shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve Washington-Moskë.

Xhon Bernan, shefi i CIA-s, në një intervistë me kanalin televiziv PBS të Amerikës, përsëri ka akuzuar Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet në Amerikës dhe ka deklaruar: \"E vërteta është kjo që rusët kanë bërë përpjekjet e tyre për ndërhyrje në procesin zgjedhor të Amerikës dhe kanë luajtur rol aktiv në këtë drejtim dhe një gjë e tillë mund të përsëritet edhe në proceset zgjedhore të vendeve të Evropës të cilat do të organizohen në vitet e ardhshme\".

Ndërkohë Donald Trump e ka shënjestruar sërish komunitetin amerikan të inteligjencës me një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ku sqaron se i kanë vonuar raportin mbi pretendimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale.

“Mbase duhet më shumë kohë për të parashtruar rastin. Shumë e çuditshme kjo”, shkroi presidenti i zgjedhur i Amerikës në platformën e tij të parapëlqyer të komunikimit. Zyrtarët e inteligjencës amerikane këmbëngulin megjithatë se nuk ka vonesë të afateve të dorëzimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)