Çështja e Vojvodinës, e hapur
Novi Sad, 19 prill - Zëvendëskryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, ka deklaruar se autonomia e Vojvodinës është vazhdimisht e hapur dhe ka vlerësuar se kjo mund të sjellë prolbleme.
Nëse Vojvodina shndërrohet në problem, atëherë kjo nuk është mirë as për Vojvodinën, as për Serbinë, i tha Kostresh së përditshmes, Dnevnik, me seli në Novi Sad. Sipas tij, prej vitit 1988, kur regjimi i atëhershëm i Sllobodan Millosheviqit, ia mori Vojvodinës autonominë e gjërë, e deri te qeveria e tashme, nuk është marrë përgjigje e qartë në pyetjen se a duhet Vojvodina të jetë autonome dhe cilin nivel të autonomisë ajo duhet ta ketë. Kur të merremi vesh për këtë çështje kryesore, atëherë mund të shkojmë mëtutje, tha Kostresh. (REL)