07 Janar 2025

Çavusoglu: Baza turke në Katar është rezultat i marrëveshjes mes dy vendeve

Ankara, 26 qershor- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se baza turke në Katar është ngritur si rezultat i marrëveshjes së arritur mes dy vendeve dhe se kjo nuk duhet t\'u interesoj vendeve të tjera.

Ministri i Jashtëm, Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme gjatë ceremonisë së kremtimit të festës së bajramit të organizuar në selinë e Partisë AK në nënprefekturën Manavgat.

Duke rikujtuar se njëra prej kërkesave të bëra ndaj Katarit është edhe mbyllja e bazës ushtarake turke, ministri i Jashtëm Çavusoglu tha se “Turqia dhe Katari kanë nënshkruar marrëveshje në lidhje me formimin e bazës në fjalë. Kjo është një marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve sovrane. Prandaj është një çështje që i takon dy vendeve dhe nuk i intereson vendet tjera, por duhen të tregojnë respekt”.

Çavusoglu theksoi se kërkesat, të cilat nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që paraqesin shkelje të të drejtave sovrane të një vendi, nuk janë të drejta.

“Kjo krizë nuk ka të bëjë me bazën turke në Katar. Vendimi dhe marrëveshja për formimin e kësaj baze është marr dhe nënshkruar në vitin 2014. Marrëveshja është miratuar në Kuvend, ndërsa marrëveshja e implementimit është nënshkruar në maj nga ana e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe kjo ra ndesh me kohën e krizës”, deklaroi Çavusoglu.

“Stabiliteti dhe siguria e Gjirit nënkupton sigurinë dhe stabilitetin e Turqisë”, deklaroi Çavusoglu, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Paqja e rajonit na gëzon, ndërsa kriza nga dëshpëron edhe neve. Ashtu sikurse edhe kriza mes Katarit dhe katër vendeve arabe. Kjo krizë duhet të zgjidhet me dialog dhe paqe. Presidenti Recep Tayyip Erdogan kontaktoi liderët e shumicës së vendeve dhe është duke ndërmjetësuar”.

Mevlut Çavusoglu gjatë kontakteve të tij në Antali gjithashtu tha se me kanë dërguar ndihma personave në nevojë me mundësi shtetërore, ndërsa shtoi se anijet me ndihma humanitare kanë mbërritur në Jemen dhe Rripin e Gazës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)