Çanak: Kosova e pavarur
Novi Sad 3 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës, (LSV), Nenad Çanak, pas tërheqjes së Rusisë për ta ndërtuar Rrjedhjen e Jugut, tha se Kosova është e pavarur dhe se Rusia duhet të ja kthej Serbisë, Naftagasin.
\"Kosova është e pavarur, Rrjedhje të Jugut nuk do të ketë, kthenani Naftgasin dhe shkoni në shtëpi!\" shkruan ndër të tjera, Çanak, në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, transmeton Telegrafi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi në kryeqytetin turk, Ankara, se Rusia është e detyruat të tërhiqet nga projekti i Rrjedha e Jugut, e cila është menduar që gazi rus përmes Detit të Zi të dërgohet në Evropën jugore.
Arsyeja kryesore rreth këtij vendimi është, siç tha Putin, mos përkrahja e këtij projekti nga ana e vendeve të BE-së, të cilët nuk kanë dashur të mbështet ndërtimin e naftësjellësit.
Çanak tha se nga \"marrëveshja e shekullit\", e cila do ti sjellë stabilitet energjetik Serbisë, dymijë vende të reja të reja të punës dhe 200 milionë euro në vit do të hynë në buxhetin e shtetit, nuk do të ketë asgjë.