09 Janar 2025

Canak: Konflikti në Kosovë mund të prodhohet me paramendim

Novi Sad, 30 mars - Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, ka thënë se koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadicit mund t’i humb zgjedhjeve vetëm nëse ndizen vatrat e luftës, në veçanti Kosova!

\"Vetëm në këtë histeri është e mundur që një koalicion i udhëhequr nga Partia Demokratike t’i humb zgjedhjet\", ka deklaruar Canak për të përjavshmen \"Novine novosadske \".

Ai tha se konflikti në Kosovë mund të prodhohet me paramendim, gjë që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Serbinë.

\"Nëse nuk ka prodhim të qëllimshëm i konflikteve në Kosovë, unë mendoj se është mjaft e mundshme që një grup i partive të mbledhura rreth DS-t t’i fitoj zgjedhjet në nivel kombëtar\", tha Canak, i cili në zgjedhje merr pjesë në koalicion me DS-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)