09 Janar 2025

Cameron lavdëron Thaçin për marrëveshjen me Serbinë

Londër, 6 mars - Kryeministri britanik David Cameron në seancën e Dhomës së Ultë të Parlamentit, ka raportuar lidhur me vendimin e Këshillit Evropian për t`i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat, pasi Beogradi kishte rënë që të mos kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat rajonale.

Në një raport të Parlamentit britanik thuhet se “Kryeministri Cameron ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për lidershipin e treguar duke shtuar se tani Kosova është në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Cameron ka deklaruar se po të mos i jepej Serbisë statusi i kandidatit do t`i inkurajonte ekstremistët në Serbi e jo ata që dëshirojnë të ardhme paqësore evropiane.

Pas tij ka folur edhe ish-ministri britanik për Evropë, Danis MacShane, i cili tani është anëtar i parlamentit.

“Faza e ardhshme e zhvillimeve politike në Ballkan duhet të jetë pranimi i Serbisë për njohjen e Kosovës”, ka thënë MacShane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)