Cameron kryeson në zgjedhjet në Britani
Londër, 8 maj - Sipas një sondazhi, konservatorët e kryeministrit britanik Davdi Cameron pritet të fitojnë 316 vende në parlament, por që nuk do të mund të arrijnë shumicën e kërkuar prej 326 vende.
Sondazhi i bërë nga transmetuesi britanik mbi zgjedhjet e përgjithshme, parasheh një luftë të ngushtë mes partive politike, duke thënë se partia e qendrës së majtë Laburiste do të fitojë 239 vende.
Ky sondazh ka parashikuar edhe 58 vende për partisë kombëtare pro pavarësisë së Skocisë, ndërsa për partnerin aktual të Cameron Liberal-demokratët vetëm 10 vende.
Edhe mediat kryesore britanike njoftuan se sondazhet pas votimit tregojnë se Partia Konservatore ka fituar në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po atë ditë, por asnjë parti nuk ka siguruar më shumë se 50 % të vendeve në parlament.
Sipas sondazheve nga BBC, ITV dhe SKY, konservatorët dhe laburistët kanë fituar përkatësisht 316 dhe 239 të vendeve, por pa arritur 326 vendet e nevojshme për të pasur shumicën. Ndërkohë, Partia Kombëtare Skoceze, Partia Liberaldemokrate dhe UKIP-i fituan përkatësisht 58, 10 dhe 2 vende.
Zgjedhjet parlamentare në Britani do të nxjerrin 650 përfaqësuesit e Dhomës së Komuneve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik. Rezultati përfundimtar i tyre do të publikohet të premten pasdite