13 Janar 2025

Cameron kërkon referendum për tërheqjen nga BE-ja

Londër, 5 janar - Kryeministri britanik David Cameron kërkoi mbajtjen sa më parë të referendumit për tërheqjen apo jo të vendit nga Bashkimi Europian, i cili pritet të mbahet në vitin 2017.

Cameroni e bëri deklaratën në një program televiziv të BBC-së lidhur me politikat ekonomike dhe të sigurimeve mjekësore.

Sipas tij, nëse Partia Konservatore, që përfaqëson fiton në zgjedhjet e majit të sivjetshëm, ai do të nxisë zhvillimin e referendumit për tërheqjen nga Bashkimi Europian.

Sipas kreut të qeverisë britanike \"sa më parë të zhvillohet referendumi aq më mirë do të jetë\".

Analistët vunë në dukje se nën presionet brenda partisë dhe shtimin e ndikimeve të Partisë UKIP për pavarësinë e Britanisë, Cameroni më parë premtoi marrjen në konsideratë të marrëdhënieve midis vendit të tij dhe BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)