Cameron kërcënon Brukselin me daljen e Britanisë nga BE
Londër, 25 gusht - Sipas një njoftimi të gazetës Times, së shpejti Londra pritet të kërcënojë Brukselin me daljen e Britanisë nga BE.
Kjo gazetë duke bazuar në burime nga qeveria angleze flet për vendimin e David Cameron kryeministrit të Anglisë për të kërcënuar haptazi autoritetet e BE me nxjerrjen e vendit të tij nga unioni.
Kamerun në planin e tij mbi këtë çështje, vazhdimin e anëtarësimit të Anglisë në BE e ka kushtëzuar me kryerjen e disa ndryshimeve në BE për të cilat insiston Londra.
Më herët autoritetet angleze kanë patur mosmarrëveshje të thella me autoritetet gjermane lidhur me politikat ekonomike të BE.
Kryeministri anglez ka paralajmëruar se në rast se zgjidhet edhe një herë kryeministër i Anglisë do të organizojë referendum për daljen ose jo të Anglisë nga BE.
Mirëpo sipas gazetës Times nuk dihet koha e saktë se kur Cameron do të shpallë kërcënimin e tij për daljen e Anglisë nga BE.