Çadi dhe Nigeria nisin ofensivë të përbashkët kundër Boko Haram
Abuja, 9 mars - Ushtritë e Çadit dhe Nigerit kanë nisur një ofensivë të përbashkët kundër grupit islamist Boko Haram me bazë në Nigeri.
Burimet ushtarake thonë se forcat e Çadit dhe të Nigerit e filluan ofensivën sot në mëngjes në shtetin verilindor Borno të Nigerisë.
Dy vendt i bashkohen Kamerunit dhe Nigerisë në luftën kundër këtij grupi, i cili ka deklaruar se mbështet Shtetin Islamik.
Grupi tha dje se do t\'i bindet udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi \"në kohë të vështira apo të mira\".
Deklarata e djeshme erdhi pak orë pas disa shpërthimeve në qytetin Maiduguri, ku u vranë të paktën 55 vetë dhe u plagosën rreth 140 të tjerë.