Bushati kërkon anëtarësim të Kosovës në KE
Bruksel, 20 maj - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kërkuar në Sesionin e 125 Ministror të Këshillit të Evropës, që u zhvillua të martën në Bruksel, që sa më parë Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi mbajtja jashtë e privon atë dhe shtetasit e saj nga mbështetja që ofron sistemi i konventave të KE-së.
Ndërkohë që kreu i diplomacisë shqiptare ka kërkuar transparencë të plotë për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë, duke kërkuar njëherësh kujdes dhe maturi në trajtimin e këtyre zhvillimeve, pasi pakujdesitë në trajtimin e tyre janë një përpjekje për të ndezur tensione ndëretnike.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur Këshilli i Evropës në ankorimin e Kosovës në komunitetin evropian të vlerave, shkruan Koha Ditore.
Qëllimi ynë parësor është të sigurojmë që të gjithë qytetarët evropianë, pa përjashtim, të gëzojnë standardet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga i gjithë sistemi ynë i konventave.\"
\"Për këtë arsye sa më parë të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, aq më shpejt shtetasit kosovarë do të mund të gëzojnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave. Mbajta e Kosovës jashtë e privon atë dhe shtetasit e saj nga mbështetja jetike që kjo organizatë ofron sa i përket përforcimit të sigurisë demokratike, ka thënë Bushati.