14 Janar 2025

Bushati: E duam Kosovën në OSBE

Bernë, 5 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin e 21-të të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, në Bazel të Zvicrës.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati u ndal në rolin që duhet të luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon, si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

“Ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet misionit të OSBE-së në Kosovë”, theksoi Bushati.

Në fokus të këtij Ministerali ishin zhvillimet në Ukrainë, roli i OSBE-së në çtensionimin e krizës ukrainase dhe siguria në Evropë.

OSBE u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave që cenojnë sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)