Bullgaria vazhdon dialogun për hyrje në Shengen
Bruksel, 20 mars - Partnerët gjermanë të Bullgarisë vlerësojnë lartë plotësimin e kritereve teknike për hyrje në Shengen.
Vazhdojmë të zhvillojmë dialogun dhe të vërtetojmë avancimin në luftimin e korrupsionit dhe në reformën gjyqësore. Këtë e tha para gazetarëve në Berlin zëvendës kryeministrja e koordinimit të politikave evropiane dhe çështjeve institucionale Meglena Kuneva.
Ajo pati takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë Tomas De Mezier. Më të ajo diskutoi hapat e qeverisë kundër korrupsionit dhe në fushën e drejtësisë. I përbashkët ishte qëndrimi, se hyrja e Bullgarisë në Shengen do të garantojë jo vetëm sigurinë e vendit, por edhe të mbarë Evropës.
Zonja Kuneva përkrahu idenë për heqjen e kufijve të Shengenit me etape. Ajo tha, se u arrit pajtim për një bashkëpunim të ri në fushën e kontrollit kufitar. Zonja Kuneva diskutoi me ministrin e çështjeve të integrimit Ajdan Jozgus përvojën gjermane në integrimin e refugjatëve dhe sfidat, që hasin të dy vendet tona në këtë fushë.