12 Janar 2025

Bullgaria përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e në INETRPOL

New York, 30 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për përkrahjen e Bullgarisë për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian. 

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Mustafa veçoi përkushtimin e Kosovës në proceset e integruese evropiane, duke e njoftuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave.

“Ne, me të drejtë presim që këto procese të finalizohen shumë shpejt, pasi që Kosova ka kryer obligimet e saj dhe tashmë i mbetet Bashkimit Evropian që të marr vendimin politik për finalizimin e këtyre proceseve”, theksoi kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi presidentin Plevneliev edhe për angazhimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, në INTERPOL, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, duke kërkuar përkrahjen e Bullgarisë.

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, duke përgëzuar Qeverinë e Kosovës për progresin që po arrihet në Kosovë dhe rolin e saj në rajon dhe më gjerë, shprehu përkrahjen e Bullgarisë për Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Plevneliev theksoi se Bullgaria do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INETRPOL, për avancimin e proceseve integruese evropiane si dhe premtoi përkrahje për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit dhe rolit ndërkombëtar dhe rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)