Bullgaria ndërton gardh për të ndaluar refugjatët
Sofje, 10 mars - Ministri bullgar i mbrojtjes Nikolaj Nenczew u shpreh të mërkurën se Bullgaria do të ndërtojë një gardh prej 500 km në kufirin me Greqinë, për të ndaluar hyrjen e refugjatëve, të ardhur nga jugu.
Pas mbylljes nga Maqedonia të kufirit me Greqinë, Bullgaria shqetësohet se refugjatët e mbetur në Greqi do të hyjnë në këtë vend, ndaj përveç policisë kufitare ka shtuar përforcimet në kufi.
Sipas ministrit Nikolaj Nenczew, deri tani nuk ka patur asnjë rast të kalimit të paligjshëm të kufirit nga refugjatët.
Pas shpërthimit të krizës së refugjatëve në Europë, Bullgaria ndërtoi një gardh mbrojtës dhe në kufirin e saj me Turqinë.